Zbulohet data, ja kur do të jetë finalja e “Big Brother Vip”!

Zbulohet data, ja kur do të jetë finalja e “Big Brother Vip”!

Teksa janë mbushur 100 ditë nga nisja e sezonit të tretë të “Big Brother Vip”, kurioziteti i të gjithëve është se kur do të jetë finalja e madhe.

Moderatori Ledion Liço ka dhënë përgjigje,duke zbuluar se fituesi do të kurorëzohet më 25 maj. Kështu, për 5 javë të tjera, spektakli i madh do ju shoqërojë për çdo ditë në ekranet tuaja.

Ledion Liço: Finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Kështu që banorët që do shkojnë në finale do qëndrojnë në shtëpi dhe pak më shumë se një muaj.