Përplasja Egla-Liam/ Juli: Ti lëmë të bëjnë ç’të duan, s’është ilixha që të kujdesemi për njëri-tjetrin! Arbri: Ti e nxite…
Përplasja mes Eglës dhe Liamit për robdeshamperin që përfundoi në pishinë dhe ofezat “maniak” të thëna nga aktorja në drejtim të banorit janë kthyer në “mollë sherri” edhe gjatë Primes së sotme.
Sipas Julit, banorët e shtëpisë më të famshme duhet të lihen të lirë marrin vendime dhe përgjegjësi për veprimet e kryera. “Kemi ardhur në një resort ilixhash ku duhet të kujdesemi për njeri-tjetrin, apo në Big Brother”- tha ajo.
Juli: Që të jeni të qartë, unë jam partizan për ti lënë njerëzit të bëjnë atë që duan të bëjnë këtu dhe t’i marrin përgjegjësitë vetë.
Egla: Turp, s’të vjen turp.
Ledioni: Ma përcakto pak t’i lë…
Juli: Për hedhjen e robdeshamperit në pishinë ka ideja e Liamit dhe erdhi aty më tha a t’ja hedh dhe i thashë po ti po deshe hidhja.
Egla: Mosreagimi në situate të tilla ndonjëherë është ta bësh vetë atë gjë, të mos reagosh do të thotë ta vrasësh robin.
Juli: Për mua jemi në Big Brother, secili mban përgjegjësinë e veprimeve që kryen.
Romeo: Me këtë që bën ti je më i poshtër se ai.
Juli: Romeo është në konflikt me Eglën dhe nëse ai merret me të gjatë kësaj jave, plani i tij binte poshtë dhe unë i thashë Liamit që unë do të merrem me Romeon me qëllim që ti të merresh me Eglën. Nëse këta kanë ardhur në një resort ilixhash ku duhet të kujdesemi për njeri-tjetrin, në rregull, por këtu jemi në Big Brother.
Roza: Unë po kënaqem shumë me këtë Primen dhe më vjen për të qeshur që paska shkuar muhabetit linesa dhe të mbathura. Për mua Liami më pëlqeu që po merrej me Eglën, por më është dukur edhe pak i dyjëzuar sepse ka vijuar të flas te krevati me të si shokë.
Ledioni: A do të provosh të nxjerrësh Eglën nga vetja?
Roza: Jo, unë nuk nxjerr Eglën nga vetja. Unë e sulmojë atë me llogjikën e saj të çuditshme.
Ledioni: A do të vazhdosh të shtysh njerëz?
Roza: Një herë që e thashë nuk e bëra, por duhet ta kisha bërë, gabimi im.
Arbri: Unë e shoh kështu, Juli pa një moment të dobët te Liami dhe mendoi ta shtynte që ai të vijonte këtë rrugëtim që më pas u bastardua. Aktori apo lojtari kryesor që e nxiti këtë gjë këtu është Juli. Atij i interesonte që Liami të përplasej me Eglën dhe ta nxirrte nga vetja. Dhe ato ishin tentativa të njëpasnjëshme për ta nxjerrë Eglën nga vetja.
Liami: Edhe mua më vret diçka që Egla e përdor përherë.
Ori: Liam dhe Egla e kemi vënë re në shumë debate tuajat që kur u intereson e përdorin fjalën, kur nuk u intereson nuk e përdorni. Kur doni merrni kuptimin e parë, kur nuk doni merrni kuptimin e shtatë kështu që janë lojëra fjalësh, u mësuam edhe ne.
Egla: Është gjuha shqipe Ori…
Ori: Egla, nuk e di gjuhën shqipe vetëm ti, por ti ke zgjedhur të përdorësh nga gjuha shqipe fjalët më të shëmtuara. Nëse gjuhën shqipe e di kaq mirë, na pasuro edhe me sinonime të bukura sepse budallaqe dhe majdanoz e mësuam.