Sharje apo pusho? Debate patriotike mes Julit, Gracianos dhe Meritonit: Ka paranojë dhe viktimizohet

Sharje apo pusho? Debate patriotike mes Julit, Gracianos dhe Meritonit: Ka paranojë dhe viktimizohet

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Meritonit dhe Julit me Gracianon për një gjest që sipas Meritonit, në Kosovë është sharje. Kjo gjë më pas ka agravuar në terma patriotikë, i cili u përcoll kështu në “Prime”:

Ledioni: Fatkeqësisht ne jemi një komb i ndarë në dy shtete. Ne të Shqipërisë dhe ata që na ndjekin nga Kosova. Pavarësishtë se ne flasim një gjuhë, kemi të njëjtin gjakë që na rrjedh nëpër vena, por historia, politika saktësisht ka bërë që të jemi të ndarë. Këtu në Shqipëri, çdo lloji forme arti, sporti që ka ardhur nga Kosova, ka shkuar në pidestalin më të lartë të mundshëm. Këtë edicion e kanë fituar dy herë banorë nga Kosova, madje Big Brother-in e Kosovës e ka fituar njëherë një banor nga Shqipëria.

Graciano: Meritoni, një person që unë e kam vlerësuar shumë, e kam shokë, është ndryshe nga Romeo. Unë kam ndarë bukën me Meritonin, ka qenë te shtëpia ime dhe për këtë lojë ka futur të dashurën time, partneren time, Gjira. Unë bëj një gjest, që nuk doja të flisja me atë, siç është “shht” që për mua nuk është sharje. Ai ka paranojë dhe do të viktimizohet mund ta përdorë siç ai do. Unë e di që gjesti “shht” në të gjithë botën është pusho dhe nuk dua sepse i teket Meritonit ta bëjë qimen tra.

Juli: Siç edhe u pa aty, bëhej fjalë për një gjest që për ne është “shht”, për Meritonin ishte sharje. Mbase mund të merret ashtu, por unë nuk e di. Unë e di që internacionale kjo gjë merret “shht” dhe jo sharje me nënë. Pra ishte thjeshtë një shpjegim se si mund ta marrim atë gjest. Pastaj e skalojmë në një temë patetike, që përdoret karta patriotike. Të mos kujtojë Meritoni që është më shumë shqiptar ose kosovar se unë. Unë kam gjysmën e fisit në Kosovë dhe nuk do e përdorja një gjest të tillë. Pastaj ky e sjell këtu, përdor dhe Vesën që janë diskriminuar këtu.

Ledioni: Çfarë do të thotë je në Big Brother Shqipëri dhe jo Big Brother Kosova?

Juli: Gjesti për mua këtu është “shht”, për atje nuk e dija. Ku është ndarësia këtu?

Ledioni: Në momentin që dikush i Kosovës të thotë ty që je i Shqipërisë që ky gjesti te ne merret ndryshe…

Graciano: Është gënjeshtër.

Ledioni: Ti Graciano po thua që ajo e Meritonit është një gënjeshtër?

Graciano: Po. Sepse unë po ta dija nuk do e bëja.

Ledioni: Pyesim Vesën. A është ofendim shprehja “shht”?

Vesa: Besoj që po. Dhe Meritoni mund të ketë argumenta. Ka pasur në Big Brother momente raciste ndaj neve. Graciano, je i pari që më ke thënë banorja më e dobët nga kosovarët në krejt Big Brother-at. Jo vetëm ti, por të gjithë banorët aty na keni cënuar. Që ne nuk kemi argumente, sepse kemi dialektin gegë, modern, jo shumë me barabrisma siç e keni ju.

Egla: Gegë është edhe Juli në dialekt.

Vesa: Krejt Kosova është me ty Meriton. Krejt Kosovën e ke mbrapa deri në finale.

Liami: Unë nuk kam thënë asnjë fjalë dhe vetëm doja të qetësoja Meritonin. Më shajti në fund fare kur u fut në banjë.

Graciano: Pretendon që unë të kam sharë. Kur ti shan a ke kërkuar ti falje?

Ledioni: A do të të nxjerrë klipet kur shan ti?

Graciano: Unë kurrë nuk kam sharë.

Ledioni: Jeni realisht të lodhshëm dhe është shumë vonë natën që të kem qetësinë që të merrem me njerëz të lodhshëm. Në privatësinë tuaj të tualetit, kur mikrtofoni është i dëgjueshëm vetëm për regjinë, jo për ju. Ka prej jush që shajnë, që shfryjnë, që qajnë sepse është krejt normale.