Surprizë emocionuese për Heidin, banorja takon Beatrice Luzzin në shtëpinë e BBA VIP 3
Një surprizë emocionuese për Heidin, me banoren që mori një mesazh nga mikesha e saj, Beatrice Luzzi, e cila ka qenë pjesë e “Grande Fratello”-s në Itali, me anë të një poezie të recituar nga Beatrice, e cila ishte shkruar nga Heidi, kjo e fundit nuk i mbajti dot lotët, që më pas e takoi atë në arenën e “Supersport”.
Beatrice: Nuk e dija që shkruaje poezi. Je poetja më seksi që njoh. Jam shumë krenare për ty. Nuk e ke idenë se sa më ndihmove. Ti ke një intuitë të paparë. Mos i lejo të tjerët të ta marrin.
Heidi: Nuk e ke idenë se sa e vlerësoj. Më duket akoma absurde si gjë.
Ledioni: Nëse do mund ta çosh në living dhe të takojë shpejt e shpejtë banorët e tjerë.
Beatrice: Komplimente të gjithëve.
Heidi: Ky është Romeo…
Beatrice: Është një djalë shumë i bukur. Mbajeni fortë njëri-tjetrin. Duhet të mësojë dhe pak italishten.
Më pas Heidi përcolli Beatricen në derën e kuqe, me ish-konkurenten e “Grande Fratello”-s që i tha: “Je e fortë. Mund ta fitosh”.