“Ti je njeri televizioni, ke staf…”/ Debat me tone të larta mes Romeos dhe Eglës: Mbylle gojën o njeri…
Raporti mes Eglës dhe Romeos është klipi i dytë i transmetuar gjatë spektaklit të madh të ‘Big Brother VIP 3’, teksa është shoqëruar me debate dhe tone të larta.
Vetëm pak minuta para nisejs së spektaklit Egla ka hedhur dyshime se ku e gjen Romeo gjithë vetëbesimin për të fituar këtë spektakël, teksa ka vijuar më tej duke i thënë ‘ti je njëri televizioni, ke staf. Ke lënë jashtë ndonjë porosi jashtë?”
Pjesë nga debati:
Romeo: Nuk më tha pyet Donaldin apo Marion, por më tha ‘o ti Donald, Mario…”. Kjo është një tallje për dy njerëz që jashtë ata Eglës i kanë ndenjur pronto dhe i kanë qendruar me respektin më të madh.
Graciano: Unë nuk heq asnjë pikë dhe asnjë prejse në atë që tha Egla. Unë i bëra një pyetje se çfarë roli ka patur në filmin dhe ajo më tha pyet Romeon…
Egla: Nuk te lejoj Romeo, sepse janë dy njerëzit që kam punuar
Romeo: Ju mendoni se Egla më harroi emrin mua dhe më thirri në emrin e vëllezërve. Të më harrosh emrin mua, mirë që s’më the Sotir si djali i tezes.
Po të them dhe çfarë stafi kam, kam Donaldin, Marion, mamin dhe babin
Egla: Mbylle gojën o njeri, të paktën fol me zë normal. Në fakt Ledion situata ishte, së pari t’i thuash Donald apo Mario nuk është ofendim, janë dy çuna që unë kam punuar jashtë. Kur i thashë për stafin, ai më ka thënë: të mundi një më i vogël se ty. Nëse mendon se unë mund të hedh dyshime mbi këtë televizion dhe produksion nuk ma ngjit dot Romeo se je i vogël.
Ky është një dajalë, artist, aktor që ka një staf dhe publik që e ndjek pas. Unë jam një aktore teatri dhe kam një publik më modest.
Kur i thash ke folur me stafin jashtë, e kisha fjalën për stafin që merret me ndjekësit e tu.
Në asnjë moment nuk ka dalë as nga paradhoma e mendimeve të mia për stafin e TV.
Teksa shumë debate dhe surpriza të tjera pritet të diskutohen, ju mund ta ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.