La Heidin në suitë dhe debatoi me Julin, banorja: Jam mërzitur shumë, por Romeo…
Një dhuratë e Vëllait të Madh, një suitë për çiftin Heidi-Romeo shkaktoi debate në shtëpi, teksa në orët e para, Romeo nuk qëndroi me Heidin në suitë. Ai pati një debat me Julin, gjë që u komentua edhe nga banorët e tjerë. Ndërkohë, gjatë ‘prime’ të sotëm, Heidi dhe Romeo komentuan situatën.
Romeo: Kur dola të pija cigaren e fundit, Heidi ishte duke u bërë gati. Kur i kërkova Gracianos një cigare, dola jashtë, sepse Heidin e pashë të tualetet dhe jo në suitë. Juli më ofendoi dhe u mora me Julin. U preka nga Juli, i ktheva përgjigje dhe pastaj u futa në Dhomën e rrëfimit… Unë e kam shijuar suitën.
Heidi: Ka qenë një moment që unë jam mërzitur shumë sepse për mua ishte e gjatë. Por unë e di që Romeo është person emocional dhe e ka gjithmonë nevojën të argumentojë. Ai kishte nevojë të bënte këtë debat. Unë jam mërzitur dhe është diçka mes meje dhe Romeos. Pjesa tjetër është përdorim i situatës.