“Uji i xhakuzit u ftoh para se të vinte burri…”/ Arbri dhe Ori komentojnë sjelljen e Romeos ndaj Heidit!

Uji i xhakuzit u ftoh para se të vinte burri.../ Arbri dhe Ori komentojnë sjelljen e Romeos ndaj Heidit!

Një dhuratë e Vëllait të Madh, një suitë për çiftin Heidi-Romeo shkaktoi debate në shtëpi, teksa në orët e para, Romeo nuk qëndroi me Heidin në suitë. Ai pati një debat me Julin, gjë që u komentua edhe nga banorët e tjerë. Ndërkohë, gjatë ‘prime’ të sotëm, opinionistët komentuan situatën.

Arbër Hajdari: Kjo situatë erdhi nga Heidi në studio. Ajo u mërzit. Qëkur u dha dhurata, dyshova kur Romeo pyeti a kemi një kanal. E mora me të qeshur, por kur kuptova që uji i xhakuzit u ftoh para se të vinte burri. U intereson më shumë loja që të dyve… Ata janë të fokusuar në lojë… Më pëlqen që Heidi ka filluar të të mbrojë…

Ori Nebijaj: Mendoj që Romeo është treguar adoleshent për mënyrën si e trajtoi marrëdhënien e tij me Heidin. Nuk shoh asgjë të keqe që ajo u mërzit. Çdo vajzë do ishte mërzitur të priste të dashurin e saj në xhakuzi…

Arbër Hajdari: Është marrëdhënia e dy njerëzve që për hir të lojës rrinë bashkë. S’kanë kimi fare me njëri-tjetrin.