“Heidi do lidhej me Julin nëse ai nuk do ishte i martuar”/ Julia Ilirjani sqaron deklaratën e saj

“Heidi do lidhej me Julin nëse ai nuk do ishte i martuar”/ Julia Ilirjani sqaron deklaratën e saj

Një deklaratë e Julit në lidhje me Heidin tërhoqi vëmendje në ditët e fundit, ku ai citonte Julia Ilirjanin, e cila ishte shprehur se Heidi do lidhje me lojtarin më të fortë, dhe nëse Juli nuk do ishte i martuar, ajo do krijonte lidhje me të.

Mbrëmjen e sotme ajo e ka sqaruar këtë deklaratë, teksa tha se ka parë një lojë të ngjashme nga Heidi, si në “GF” dhe në “”BBV”.

“Unë kur kam hyrë aty, kam hyrë me vonesë dhe kam bërë kërkime për të gjithë. Për ‘Grande Fratello’ kam bërë një përmbledhje në sy të të gjithëve aty. Kam parë një lojë të njëjtë nga Heidi, që është qasje ndaj më të fortit. Në atë moment, Juli ishte më i forti. Unë kam thënë që do i afrohej jo domozdoshmërisht për lidhje. Por Heidit do i interesonte ajo lidhje dhe ja ku e kemi që po i ecën. Ajo vetëm atë ka.”- tha Julia.