Nga deklaratat e forta, tek rikthimi i Ilnisës në shtëpi, ndiqni spektaklin e “Big Brother Vip” për shumë surpriza…
Tashmë na ndajnë vetëm 25 ditë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip” dhe loja po bëhet gjithmonë e më e vështirë.
Teksa të gjithë banorët duan një vend në finale, “lufta” mes tyre ka nisur. Miqësia mes Eglës dhe Heidit është krisur sërish, apo vajzat po luajnë. Çfarë po ndodh mes tyre? Edhe mes Julit dhe Meritonit nuk kanë munguar debatet, pasi ky i fundit u pajtua me Romeon. Por Meritoni, pavarësisht se zgjidhi problemet me Romeon, me Heidin vijojnë debatet. Anën e cilit prej tyre do mbajë Romeo?
Përveç këtyre, një deklaratë e fortë është bërë nga Juli, “Heidi do lidhej me mua po të mos isha i martuar”, çfarë ka dashur të thotë ai me këtë? Sot nuk do mungojnë as surprizat, teksa Ilnisa do të rikthehet në shtëpi për të takuar Meritonin.
9 banorë garojnë për tu bërë lideri i shtëpisë dhe për të fituar një avantazh, cili prej tyre do të marrë votat e publikut?
Për të mësuar këtë, ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.
Big Brother Vip, nën drejtimin e Ledion Liços, sonte ora 21:00 në Top Channel.