Egla zgjidhet lidere e shtëpisë, çon në nominim Romeon dhe Heidin! Fituesi në finale

Egla është banorja e zgjedhur si lideri i ri në televotimin e hapur nga Vëllai i Madh të shtunën e shkuar.

Përzgjedhja e Eglës si lidere e shtëpisë në më pak se një muaj nga finalja e madhe vjen me një avantazh.

Faleminderit shumë, e doja shumë të zgjidhesha lidere pas Erjolës”- tha Egla. Në kundërpërgjigje, Ledioni me batutë i tha: “Më vjen mirë që je e zgjedhur, por ki parasysh që pushteti të prish.”

Avantazhi i dhënë nga Vëllai i Madh për Eglën është se ka të drejtë të vendos dy banorë në televotim, fituesi do të shkojë në finale dhe tjetri do të qëndrojë në nominim për pjesën tjetër të lojës deri në gjysmë finale.

Egla vendosi që të çoj në televotim Romeon dhe Heidin. “Të ndahet shapi nga sheqeri në fund të ditës”- tha banorja. Vëllai i Madh i kërkoi Eglës që të mos ndajë me banorët arsyen pse i vendosi në nominim Romeon dhe Heidin. Në përgjigje, Egla tha: “Ky nuk është avantazh, është t’i bie vetes me çekiç kokës. Këta do më marrin shpirtin mua. Unë kam hallin tim tani, nuk kam hallin e publikut.”