“Erjolën e ke pasur fiksim, i ke kërkuar lidhje”/ Graciano i kthehet Romeos me deklaratën e fortë, banorja largohet në lot: E turpshme!
Debati i ashpër Françeska-Erjola për një kimi mes moderatores dhe Romeos ka kaluar në një tjetër plan me ndërhyrjen e Gracianos, i cili akuzoi aktorin se e ka pasur fiksim dhe i ka çuar mesazhe për t’i kërkuar lidhje, por kjo e fundit ja ka lënë ‘seen’.
Deklarata ‘bombë’ e Gracianos është shoqëruar me debate të forta, ndërsa Erjola pas bërtimave ka qarë dhe është larguar nga Living duke klithur me të madhe se nuk është e vërtetë. Pas saj ka vrapuar Romeo, duke u përpjekur ta qetësoj.
Romeo: E panë tani që paskam unë kimi me Erjolën, tani do thonë pse nuk reagon Heidi. Kam parë dashamirësine e Erjolës, dhe unë i kam ndenjur afër. Më duket tendencioze nga ana e Gracianos, Julit dhe Françeskës. Më thotë mua do të të hedh bombën.
Graciano: Duke e njohur Erjolën, shikoj që Romeo i bën sytë xixa dhe ishte duke parë ku ishte Erjola. E kam pyetur Erjolën çfarë po ndodh. Ti duhet të mbash fiksimet e tua në kontroll, nuk është faji im. Nga gjestet që ju dhatë, Heidit nuk i plas fare, këtë ta vërtetojë Erjola. A je ti që e ke pasur fiksim duke i çuar mesazhe dhe ta ka lënë ‘seen’. I kërkuar lidhje.
Erjola: Seriozisht doni të më nxirrni nga shtëpia në këtë mënyrë?
Graciano: Më shiko në sy dhe bëhu burrneshë. E di situatën. Më ke thënë mos e hap si muhabet, ty të intereson për lojë.
Erjola: E kam me sportivitet, çuni huaj ka të dashurën këtu brenda dhe dy javë para finales dalin këto muhabete. Nuk ka pasur asnjë komunikim, e bëjnë fakt të kryer dhe ka 4 ditë që injoroj provokimet. Me djalin e huaj s’kam pas afrimitet.
Romeo: E ke nga vemja, qetësohu, a je e qetë me veten tënde pse prekesh.
Akuzat e Gracianos, por edhe deklarata e Françeskës për një kimi mes Erjolës dhe Romeos, ka vënë në pikëpyetje dhe qëndrimin e ftohtë të Heidit. Në përgjigje të kërshërisë së banorëve dhe opinionistëve se pse nuk e ka pyetur asnjëherë të dashurin lidhur me këtë temë, Heidi tha se “sikur të ishte kështu, Romeo do t’ia kishte thënë”.
Heidi: Unë me Erjolën kemi pasur përplasje, më ka godit. Në të njëjtën mënyrë, kemi pas degradim. Brenda Erjola qëllimin e ka të drejtë, është impulsive. Se ato të dy kanë shoqëri.
Romeo: Nuk kam pasur asnjë histori me Erjolën, është e turpshme.
Heidi: Edhe sikur të ishte…
Ledjon: Ai ia mohon Gracianos, por pyetja është ti si e dashur në privatësinë tënde nuk e ek pyetur njëherë, a ka ndonjë gjë
Heidi: Do ma kishte thënë.
Egla: Nuk e dija këtë historinë por Romeos i kam thënë a ke pasur lidhje jashtë me Erjolën dhe nuk më është përgjigjur. Më vjen keq që Heidi nuk e ka vënë re dhe nuk e ka pyetur.
Juli: Romeo thotë batutën tani do dalë nëpër portale, nga kjo kuptoj. E kam parë që të ka shijuar kjo histori. Me vjen keq për Erjolën nuk ka asnjë lidhje me këtë histori.