“Lotët e Rikës nuk i harroj…”/ Egla përplaset ashpër me Rozën: Grua e hapur aty ku s’duhet!

Lotët e Rikës nuk i harroj.../ Egla përplaset ashpër me Rozën: Grua e hapur aty ku s’duhet!

Debati gjatë ditëve të fundit mes Eglës dhe Rozës ka vijuar edhe këtë të martë gjatë prime-t të Big Brother VIP.  Në një koment në lidhje me këtë çështje, Egla ka agravuar edhe më shumë tonet duke e konsideruar Rozën “grua e hapur aty ku s’duhet”.

E pyetur në mosbesim nga Juli se çfarë domethënë kjo shprehje, Egla u përgjigj: Ti e di ku hapen gratë.

Egla: Iku Rikja me të qepurat dhe të shqepurat dhe këto gocat, me siguri, ndoshta duan të hapin ndonjë biznes qepjesh-shqepjesh. Unë shkova dhe u thashë do më shihni pak qepjet sepse kam një të qepur këtu, një aty, dhe mu dukën shumë të interesuara në sektorin e qepje-shqepjeve. Të them të drejtën nuk ka ndonjë bisedë për të komentuar.

Roza: Shumë argument i bukur ky, bravo.

Egla: Grua e hapur aty ku s’duhet.

Juli: Çfarë domethënë “grua e hapur aty ku s’duhet”?

Egla: Sepse i kam thënë shpirtshqyer, tani po i them grua e hapur aty ku s’duhet.

Juli: Ku hapet, ku mund të hapet?

Egla: Ti e di ku hapen gratë. Në fillim të këtij Big Brotheri Roza më ka bërë një pyetje; po ti kush je? Unë i kam thënë askushi. Pra kush jam unë si individ sepse është normale që të mos më njohë mua. Ajo është thjesht një moderatore në television që rri në divan duke ftuar njerëz të ekranit dhe s’kishte kaluar te unë ende sepse në fund të ditës unë jam askushi.

Juli: Thjesht një moderator?

Egla: Pra unë jam askushi dhe këtë e ka konfirmuar Roza, duke më bërë pyetjen po ti kush je? Dhe unë ia kam konfirmuar që askushi.

Më tej, në këtë bisedë të “nxehtë” mes banorësh ka ndërhyrë moderatori Ledion Liço, i cili sqaroj se biseda ka nisur kohë më parë kur Roza ka insinuuar mbi imazhin e Eglës për ndërhyrjet që ajo mund të ketë bërë në fytyrë.

Në vijim të bisedës, Roza u shpreh se e ka me merak “fenomenin Egla” sepse para disa kohësh ka sulmuar Ledjonën për botoksin.

Egla: Këto duan të hapin ndonjë biznes qepjesh dhe shqepjes, nuk ka ndonjë bisedë, grua e hapur aty ku s’duhet.

Ledioni: Roza ka insinuar herë pas here imazhin e Eglës dhe ndërhyrjet që mund të ketë bërë në fytyrë.

Roza: Unë e kam içik merak fenomenin Egla, tek pjesa e të qepurës së saj, ajo ka qenë që ka sulmuar Ledionën për botoksin.

Egla: Për qerpikët, jeni të ulëta.

Roza: Mbylle se ke gjithë prime-n që flet. Egla ka bërë për të qarë je shqepur para dhe mbrapa, lotët e Rikës nuk i harroj. Do të të sulmoj gjithmonë.