“Vdes për Romeon”/ Erjola debaton ashpër me Françeskën: Je e fiksuar dhe do të sulmosh Heidin, por përdor mua sepse jam single
Françeska ka debatuar ashpër me Erjolën pas aludimeve se ajo dhe Romeo kanë një kimi mes tyre.
Të pyetura gjatë Primes për këtë çështje, Erjola është shprehur se Romeon nuk e njeh nga jashtë, madje brenda shtëpisë kanë pasur debate të vazhdueshme dhe e ka sulmuar pasi e shihte si protagonist.
Që ditën e tretë kur ka hyrë moderatorja tha se ja ka bërë të qartë se nuk do të jetë mikesha e tij, por kundërshtare. Nga ana tjetër, Françeska është shprehur se është e çuditshme se si Erjola zgjedh përherë ti sheshojë debatet e forta me Romeon, ndërsa me Meritonin që e ka pasur shok nga jashtë jo.
Françeska: Për një kohë të gjatë më bën përshtypje sjellja e Erjolës ndaj Romeos. Unë kam parë një Erjolë që vazhdimisht i hedh akuza të rënda ndaj Romeos; ti përdor të dashurën për followersa italian, lidhja jote në Big Brother është false sikurse ajo e tët vëllai, dhe shumë të tjera sikurse situate e 8S2-shit, ku Erjola ka pasur disa reagime të mëdha ndaj Romeos. Dhe të nesërmen papritur dhe pa asnjë diskutim zgjedh të sheshojë çdo situatë me Romeon sikur nuk ka ndodhur asgjë. Mesa kam kuptuar Erjola e ka njohur Romeon këtu, nuk kanë pasur ndonjë njohje jashtë që të mund të thuash se për hir të miqësisë jashtë e ka bërë këtë gjë. Ndërsa me Meritonin që ka një shoqëri shumë të madhe jashtë, është prishur për një gjë të vogël dhe i ka mbajtur inat për një kohë të gjatë duke mos e sheshuar si debat. Dhe e kam pyetur, Erjolë si ka mundësi që ti zgjedh përherë me Romeon që ti sheshosh këto debate nga hiçi dhe Erjola nuk ka asnjë përgjigje.
Erjola: Kam por nuk më ke dëgjuar ti.
Françeska: Të kam dëgjuar, por nuk janë të mjaftueshme.
Erjola: Çfarë të bëj unë se nuk janë të mjaftueshme për ty. Së pari, unë nuk e njoh Romeon nga jashtë, së dyti unë e kam sulmuar sepse e kam parë protagonist. Që kur kam hyrë këtu, ditën e tretë i kam thënë që mua nuk do kesh as mikeshë, do të jemi kundërshtarë dhe nuk do të kesh as konfidenca. Në situata të rënda, ka qenë Meritoni që nuk ka ardhur, ndërsa Romeo ka qenë ndër të parët që ka ardhur kur unë kam qenë keq edhe pse disa orë më para ne kemi debatuar ashpër jemi zënë. Rasti konkret ka qenë kur më është hedhur torta e babit. Pra as nuk më ka mbajtur qëndrim dhe as nuk i kam mbajtur qëndrim.
Por kam folur me Romeon dhe kjo ka tha ju apo flisni apo flirtoni. Aludim pa baza, nuk i kam hyrë asnjëherë Françeskës në asnjë situatë, e kam mbrojt kur është prek nga Egla. Ti do të sulmosh Heidin sepse je e obsesionuar dhe nuk përdor veten për shkak se ke një status, por ne të tjerëve; do të përdorësh Erjola Doçin vetëm se jam single. Unë e respektoj statusin tënd dhe nuk të kam prekur kurrë, por fakti se jam single nuk të lejoj të më hedhësh diçka në kurriz. Mbaje gojën moj, mbaje gojën nëse nuk do të të kthehem.
Françeska: Erjola çfarë po thua? Ti po kërkon situata me zor, e përdor këtë djalin dhe për situata bën histerizma në shtëpi.
Erjola: Po ju po aludoni pa baza. Është e pafalshme…