Një rrugëtim i shkurtër/ Çimi lë shtëpinë e Big Brother: Çmimin e madh kam dëshirë ta fitojë shoku im i boksit, Meritoni
Çimi ka lënë sot shtëpinë e Big Brother.
Në një nominim të përgjithshëm përballë gjithë banorëve të tjerë, alegria dhe fryma pozitive që Çimi ka sjellë në këtë qëndrim të shkurtër në shtëpi, nuk kanë mjaftuar për të zgjatur rrugëtimin e tij.
I pyetur se kush do ta fitojë Big Brother sipas tij, Çimi tha se dëshiron ta fitojë shoku i tij i boksit; Meritoni.
Ledioni: Kush ishte banori më fals në shtëpi?
Çimi: Unë kam ndenjur me të gjithë banorët aty dhe të gjithë kishin një orar, pas kafes së mëngjesit. Unë jam shumë i gëzuar dhe shumë falenderues për këtë eksperiencë. Është më e bukura në jetën time dhe do ta mbaj mend. Unë e dija që në aq kohë nuk do të bëja gjë dhe nuk isha rrezik për banorët. Kështu që doja ta shijoja sa më shumë.
Arbri: Sa e vërtetë është ajo historia që thotë Graciano?
Çimi: Unë kam qenë asnjanjës aty dhe e kam njohur Romeon dhe Erjolën nga afër. Kështu që mendoj se nuk është e vërtetë. Unë kam qenë prezent aty dhe e di që situatat përdoren për të sulmuar njëri-tjetrin. Në disa situata i shtojnë shumë fjalët ose edhe i heqin sipas interesit.
Arbri: Kush mendon se e fiton Big Brother?
Çimi: Unë kam dëshirë që ta fitojë shoku im i boksit Meritoni.