Meritoni: Ma drejtoi gishtin për ngacmim seksual…/ Egla: Më është përmendur vëllai…
Dy javë nga Finalja e Madhe e 25 Majit, të gjithë kundër të gjithëve! Debate të ashpra ka pasur mes Eglës dhe Julit e Meritonit. Pas një klipi me debate të shpra mes tyre, banorët kanë debatuar edhe në ‘prime’.
Egla: I kam thënë që mamasë së Meritonit i vjen turp kur sheh të birin se si sillet… Për të shpëtuar nga ky presion kam bërë sikur kjo gjë nuk më shqetësonte. Nuk ia dola dot më.
Meritoni: Më tha i ke fiksim gratë e vjetra.
Egla: Po, merru me moshat e tua
Meriton: Dashuria s’njeh moshë… Më provokon për të më nxjerrë jashtë vetes. Ma drejtoi gishtin për ngacmim seksual.
Egla: Unë nuk kam thënë kurrë më ke ngacmuar seksualisht. I kam thënë që je duke i përdorur të gjitha situatat në konotacione seksuale janë të ndryshme… Nga kjo shtëpi më është përmendur vëllai nga Meritoni, që ku punon. Konotacioni ishte a punon në shtëpi bari…