“Kjo nuk është humbje”/ Erjola i jep fund rrugëtimit në Big Brother: Me Julin na kanë bashkuar ngacmimet, batutat…
Erjola Doçi i ka dhënë fund mbrëmjen e sotme rrugëtimit në Big Brother.
Në intervistën pas daljes, e pyetur nëse ndihej të ishte e vërtetë aludimi që janë penalizuar sepse Juli nuk u kishte dhënë hapësirë të flisnin, Erjola tha: “Ajo që na ka bashkuar me Julin janë ngacmimet, batutat dhe këto janë veti karakteriale të tijat. Lëre ça thonë këta, iku sepse u largua nga unë. Kjo nuk është humbje.”
Ledioni: Ke qenë një nga personazhet më të veçantë dhe më të përbërë të këtij edicioni. Nuk e di si e bëre, por e bëre.
Erjola: Duke qenë vetëvetja. Unë ju jam tejet mirënjohëse që më dhatë mundësinë që ti tregojë publikut që nuk jam vetëm ajo. Pavarësisht disa momenteve… I kemi dhënë shumë ngjyra. Ndonjëherë ngjyrat jo të çelëta, por janë të nevojshme edhe ato për të treguar personazhin tonë 360 gradë.
Ledioni: Mendon se ndikoi në largimin tuaj fakti që nuk ju dha hapsirë nga Juli të flisnit.
Erjola: Ajo që na ka bashkuar me Julin janë ngacmimet, batutat dhe këto janë veti karakteriale të tijat. Lëre ça thonë këta, iku sepse u largua nga unë. Kjo nuk është humbje.
Ori: Më vjen shumë keq që doli sot, do ta doja edhe ca ditë brenda shtëpisë. Për pak ditë që kanë mbetur nuk është se bën ndonjë diferencë të madhe. Unë e kam duartrokitur rrugëtimin e saj që realisht kështu nuk e kishim njohur dhe jam shumë e lumtur që Erjola ja dha këtë mundësi vetes që publiku ta njihte në mënyrë më personale.