Surprizë emocionuese për Meritonin, banori takohet me motrën dhe dy vëllezërit

Surprizë emocionuese për Meritonin, banori takohet me motrën dhe dy vëllezërit

Një surprizë emocionuese ndodhi Prime-n e sotëm për Meritonin, me banorin që u përball me motrën dhe dy vëllezërit, të cilët nuk mund t’i takonte dot në fillim. Ata i thanë:

“Je i qetë. Vazhdo kështu. Po na mungon të gjithëve. Po të ndjekim të gjithë, 24 orë. Vetëm vazhdo, ji kampion. Të duam shumë”.

“Vëllai im, bëhu i fortë. Jemi krenar për ty. Po më bën dhe mua të qqaj. Gjithë familja është krenare për ty. Na ke bërë për të qarë, na ke bërë për të qeshur. Kanë ngelur dhe pak ditë. Bëhu i fortë”.

“Je krenaria më e madhe e imja dhe e familjes. Jemi krenarë pa mas. Të lumtë për vlerat e tua. Ke treguar që je djalë besnik, i dashur”.

Pasi qëndroi i palëvizur, Vëllai i Madh lejoi Meritonin që më pas të takonte motren dhe dy vëllezërit e tij që e prisnin në Dhomën e Surprizave.