Pak para finales së madhe, Graciano i jep fund rrugëtimit në Big Brother

Pak para finales së madhe, Graciano i jep fund rrugëtimit në Big Brother

Graciano i jep fund rrugëtimit në Big Brother.

Në një televotim të përgjithshëm të hapur përgjatë natës së sotme, me pyetjen: “Kë do të shpëtoni?”, Graciano ka qenë banori me më pak vota.

“Doja të thoja që realisht u kënaqa shumë. Realisht e kam shijuar pa fund përveç treditëshit të fundit. Do thoja fitoje ti Françeska sepse ke luftuar, ke dhënë shpirtin dhe ke dashur të të dëgjohet zëri gjithmonë. Fitoje ti Julian sepse ke qenë kalkulues dhe i rafinuar në lojë. Fitoje ti Romeo sepse ke pasur zemrën e bardhë dhe ke luftuar. Fitoje ti Meriton për kauzën që ke dhe dashurinë e vërtetë. Fitoje ti Heidi sepse je inteligjente dhe fitoje ti Egla sepse e meriton”- tha Graciano duke përqafuar banorët dhe në fund larguar nga shtëpia.

Largimi i Gracianos është pritur pozitivisht nga Erjola, e cila ka nisur të kërcejë në studio.

Gjatë intervistës në studio, i pyetur se kush do të fitonte Big Brotherin sipas tij, Graciano tha Egla.

Arbri: Kush mendon se e fiton Big Brotherin?

Graciano: Sot duke parë lojën, përballjen, argumentet dhe se si shtëpia bëhet çorap, është patjetër Egla Ceno.

Ori: E gjithë lufta e këtyre ditëve të fundit ishte për finalistin e radhës dhe Heidin e kanë parë më të prekshme për ta qëlluar me qëllim që të zënë atë vendin e 4 apo të 5 të finales.

Graciano: Për mua Heidi fle gjumë, bën ndonjë situatë dhe pastaj dashuria bën të vetën. Pse duhet ta shoh si finaliste? Për mua është false. Romeo ka një pëlqim ndaj saj, por ajo s’ka nerva dhe përton.