Julian Deda, finalisti i dytë i Big Brother VIP 3
Julian Deda është finalisti i dytë i këtij edicioni të tretë të Big Brother VIP.
“Publiku ka vendosur që finalisti i dytë mes Julit dhe Meritonit të jetë Juli”- thuhej në zarfin e lexuar nga moderatori i Big Brother VIP, Juli.
Ndërkohë, Meritoni do të vazhdojë qëndrimin në shtëpi.
“Falenderoj gjithë publikun që më ka votuar, i dua fortë, puthje për secilin nga ta. Dua të falenderoj familjen time për durimin pasi 4 muaj nuk jemi pranë tyre. Mamanë time, bashkëshorten, dy fëmijët dhe vëllain tim për të gjithë lodhjen që i kam dhënë duke më ndjekur nga jashtë. Falenderoj edhe banorët këtu. Kemi kaluar kohë të bukura dhe të vështira, por secili ka vlerat e veta. I uroj suksese Meritonit. Faleminderit zemrat e mija, shihemi në finale”- u shpreh Juli pas shpalljes finalist.
“Do doja shumë që të kisha Meritonin në finale sepse e kam shok dhe normal që e kam xhan. Më vjen keq për këtë gjë, por nga ana tjetër edhe Juli ka luftuar për finale dhe i uroj suksese edhe Julit gjithashtu. Meritoni nuk ka pse mërzitet, ai ka bërë super rrugëtim këtu brenda dhe kemi kohë…”- tha Romeo.