“Ti je bukshkalë”/ Debate të agravuara mes Eglës dhe Romeos: Më ka sulmuar duke më përmendur Donaldin
Debate të agravuara kanë ndodhur mes Eglës dhe Romeos, me këtë të fundit që e akuzon banoren si bukshkalë. Ky debat vazhdoi dhe në Prime, i cili u përcoll kështu:
Romeo: Unë i kam thënë Eglës bukshkalë, se dhe ajo më ka thënë bukshkalë para një jave. Eglën nuk e ka zënë gjumi gjithë natën, duke më përmendur familjarët e mi, në këtë rast Donaldin.
Ledioni: Ngaqë ti i thoje bukshkalë dhe Egla e mendoi se ja thoje për këtë arsye.
Romeo: Jo, ja kam thënë të nesërmen. Unë Eglën e njoh prej Donaldit dhe e respektoja. Kam mbajtur të njëjtin qëndrim që nga dita e parë deri në momentin që Egla më ka sulmuar mua duke përmendur Donaldin. Kisha një raport shumë të mirë dhe besoja se e kishte pa të keq. Unë po zihesha me Julin dhe ajo më përmend Donaldin dhe vazhdon e përmend në gjumë. Meqë je grua e fortë, shkoi gjërave deri në fund. Je një njeri që nuk i respekton njerëzit. Siç më ke shitur mua, ke shitur dhe vëllain tim, vetëm e vetëm për të më acaruar mua. Egla Ceno ka shitur fytyrën për këtë lojë dhe unë mendoj se e meriton finalen.
Ledioni: Bukshkalë Egla të ka thënë e para, se nuk e ke zgjedhur në finale…
Romeo: Dhe kjo më ka shpëlarë mua, më ka përmendur familjen. Ke shkelurt çdo parim për këtë lojë.
Egla: Romeo ka pranuar se bukshkalë e ka fjalën për filmin që u përmend në klip.
Romeo: Është teknike, nuk do debat.
Egla: Të lutem mbyll gojën. Atë mbrëmje nuk ia kam përmendur emrin e të vëllait në gojë. I kam thënë që je një kopje e shëmtuar dhe këtë lojë ja kam bërë pas daljes së Erjolës. Akuzën që i bëri Erjola atë Prime, i ka sheshuar fare, ndërsa mua ma ka përmendur. Sjell në këtë shtëpi të vëllain, në mënyrë që të duket sikur e kemi sulmuar me të vëllain. Pas dy ditëve, meqë e dashka po ja përmend. Bukshkalë nuk ka pse ma përmend për projektin që kam bërë me vëllain tënd. Ka qenë i kënaqur me punën që kam bërë, kam qenë e kënaqur me pagesën që më ka bërë. Ç’nevojë ke ti të sjellësh vëllain tënd në shtëpinë e Big Brother-it.
Romeo: Nëse je zonjë grua, qëndroi fjalës tënde deri në fund.
Ledioni: A je penduar që në votimin për finalistët, ke zgjedhur Romeon?
Egla: Ka dy ditë që më është qepur për një debat dhe sot ja dhashë sërish. Në situatën që sot jetoj nuk do e kisha zgjedhur absolutisht.
Arbri: Egla, edhe më përpara e ka përdorur shpesh Donaldin. Ndoshta dhe i është mësuar goja. Unë për vete nuk do ta kisha shumë problem edhe nëse do të më përmendnin vëllain tim, edhe në konetacion negativ, sepse vëllain tim e kam zemër. Kjo pjesa e bukshkalë, secili prej tyre und të ketë një shpjegim të vetin. Unë di që Egla ka qenë një nga protagonistët kryesorë të këtij filmi. Për sa kohë ajo thotë s’ka raport… Raportet e juaja i dini ju, se keni raporte dhe jashtë.
Romeo: Për raportin njerëzor, pse e kam respektuar këtu brenda që nga dita një. Vetëm për faktin që ai të ka respektuar, ti nuk duhet ta përmendësh atë për të më sulmuar mua.
Arbru: Egla thotë që ti po i përdor një situatë nga jashtë, sepse me vëllain tënd ajo ka pasur vetëm një raport pune.
Romeo: Kanë qenë të afërt me njëri-tjetrin, e kanë respektuar njëri-tjetrin dhe unë kam qenë aty.
Ledioni: Cili është raporti yt me Donaldin? Miqësor apo profesional?
Egla: Super profesional.
Ledioni: Dhe ti Romeo mendon se Egla po gënjen?
Romeo: Patjetër, sepse nuk mund të thuash që Donaldin dhe Borën i kam xhan dhe të thuash profesional.
Ori: Jo, xhan dhe profesional nuk ka. Nëse je profesional dhe më pas kalon te xhani, nuk je më profesional. Ai i referohet deklaratave të Eglës, që ka thënë se nuk do e përdorë Donaldin se e ka xhan. Realisht nuk e kuptoj që është e vështirë të pranohet, qoftë nga ana e njërit, qoftë nga ana e tjetrit. Në këtë debat më duket shumë e lehtë për ta kuptuar. Nga ana njerëzore këto duken sikur kanë njhohje profesionale. Në këtë Prime zbulova se fjalën bukshkalë si term e përdor në dy situata, një herë për t’u mbrojtur dhe njëherë për t’u sulmuar.
Egla: Kemi ndejtur 20 ditë në një vend, sepse kemi xhiruar. Nuk kam harxhuar kohë jashtë punës time me këta njerëz dhe pyetini sepse i keni aty të dy, edhe Donaldin edhe Borën. Nëse thonë të kundërtën, hajde këtu Ori dhe të kërkoj ndjesë dhe do të të ulem në gjunj.
Ori: As nuk të thashë që e ke gabim, as nuk të kundërshtova. Unë mund të mos e kuuptoj çfarë them sa ti e nderuar nuk e kupton se sa e qartë del, ku në dy raporte krejtësisht të pavërteta, del që fjala bukshkalë del njëherë për t’u mbrojtur dhe njëherë për t’u sulmuar.
Egla: Është fjala e dytë e rëndë që më the për këtë mbrëmje.
Ori: Çfarë fjale të rëndë të thashë moj Egla?
Egla: Për hipotezën që hodhe te unë, që kam dy standarde.
Ori: Egla të lutem se nuk po më respekton.
Egla: Unë i kam thënë Romeos bukshkalë për mosmirënjohjen në vendin që është, për finalistin.
Ori: S’do dilte Romeo finalist po të mos ishe ti? Romeon e votoi publiku mbasi ja dha Egla mundësinë. E dyta, Romeo mund të dilte në finale edhe po të mos ishte kjo mundësi.
Ledioni: Juli, vazhdon ta kesh akoma këtë pikëpyetje, a është një debat autentik, apo është e stisur?
Juli: Unë kam hedhur shpesh hipoteza që kjo është një lojë treshe dhe ajo që më shtoi dyshimin ishte mundësia që Egla i dha Romeos për të shkuar në finale.
Egla: Jam duke u irrituar se Ori po më bën akuza të pabaza.
Ori: Egla, pse nuk u irritove kur të kam dalë në mbrojtje publike?
Juli: Mos u mërzit Ori, se kemi katër muaj që e dëgjojmë duke dredhur fjalën tre herë në ditë.
Ori: Ke shumë të drejtë Juli.
Juli: U shtuan këto dyshime ,basi filluan t’i uleshin Eglës. Mbas debatit të fundit unë kam qenë në verandë. Ky debat më duket deri diku i stisur, duke pasur parasysh dhe faktin që Egla tha se nuyk u irritua kaq shumë nga Erjola. Mendoj se Romeos i intereson deri diku t’i përdorin të vëllain.
Romeo: Kujt i tregon ti ore? Nga dita një e keni futur brenda.
Juli: Unë e di si funksionon në një film dhe e një person mund ta kesh xhan dhe profesionalisht dhe duke thënë e kam xhan nuk do të thotë o rashë o vdiqa për të.
Romeo: U bëtë bashkë ju tani?