“Do të forcojë pozitat për finalen”/ Opinionistët komentojnë debatin e Meritonit dhe Eglës: E teproi
Edhe pse jemi pak ditë larg finales së madhe, debatet në shtëpi nuk kanë munguar. Ka qenë Meritoni dhe Egla që kanë pasur përplasje, të cilat sot jane komentuar sot nga opinionistët.
Sipas Ori Nebijaj, Meritoni ka risjellë situata me dëshirën për t’i sqaruar, por edhe për të forcuar pozitat e tij si fianlist.
Nga ana tjetër, Arbër Hajdari u shpreh se debati ishte i tepërt, pasi Meritoni vijoi ta ndiqte gjithë kohës Eglën.
Ori Nebijaj: 4 muaj janë pjesë e jetës edhe për ne. Komentojmë vetëm çfarë ndodh brenda shtëpisë, Meritoni ka ndjerë një farë sfide dhe ka dashur të ketë situatat e tij me Eglën, të marrë përgjigjet që ai do, sepse ai e mendon si arsyen që doli Ilnisa. I është dashur të krijojë situatave për mua, të paqarta. Por më shumë, për mua ka dashur të forcojë pozitën e tij për në finale.
Arbër Hajdari: Është një marrëdhënie e ngarkuar, e vështirë për tu përmirësuar. Sigurisht pretendimet për njëri-tjetrin janë të njtat që i kemi paur më parë. Njëri duket i ngarkuar, tjetra e lodhur pa dëshirë për t’i sqaruar. Unë jam pro debatit por deri në pikën kur sheh që tjetri është i ngarkuar, aty duhet lënë. Meritoni e tepëroi duke parë gjendjen e Eglës, por përsëri, ai nuk foli me murin, por tentoi ta sqaronte me atë që e kishte.