Familjarë, miq dhe kolegë / Juli “shpërthen” në lot pas surprizës për të në sallën e “Portokallisë”
23:42 - 25.05.2024
Një surprizë emocionuese ndodhi për Julin në finalen e madhe të Big Brother Albania VIP 3, me banorin që shkoi në sallën e “Portokallisë”, ku aty u takua me familjarë, miq e kolegë, duke mos mbajtur dot lotët.
“Portokallia është skena e parë që unë kam dalë pas shkollës dhe falenderoj nga zemra ‘Portokallinë’”, ishin fjalët e Julit.
Më pas ai u surprizua nga miqtë dhe kolegët e tij, të cilët i recituan poezi me konotacione humori, me banorin që më pas u përlot, duke kujtuar të atin e tij, Zef Dedën.
“Baba na ka lënë një porosi. Ju dua të qeshur! Gjej rastin të të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për ne”, i tha Julit nënës së tij që e takoi gjatë një performance.