“Pati progres, pati rritje…”/ Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj komentojnë rrugëtimin e Meritonit!
133 ditë! 4 finalistë! Bëhuni gati për të përjetuar emocionet më të forta nga një maratonë surprizash! Performanca ekskluzive dhe një garë që do të vazhdojë deri në momentet e fundit.
Në një edicion të Big Brother që nuk rresht së surprizuari, finalja e “BBV3” sapo ka nisur. Ndërkohë, finalisti i parë që u eleminua nga “BBV3”, vetëm pak minuta më parë ishte Meritoni.
Arbër Hajdari: Gara ka qenë e fortë, për hir të vërtetës gara do të ketë qenë e fortë. Ndoshta një gjë që mund ta ketë penalizuar, kanë qenë debatet e vazhdueshme me Eglën apo Heidin. Pati progres, pati rritje, si lojtar i fortë. Publiku është i ndarë në 5 pjesë dhe mesa duket 4.
Ori Nebijaj: Besoj që kjo finale i ka 5 fitues, ai që do marrë trofeun nuk do ketë diferencë të madhe. Meritoni ka qenë një nga lojtarët që ka pasur ndryshimet më të mëdha, jam shumë e kënaqur për të. E ka thënë që ky BB më vlen që do dal një Meriton më i mirë.