“Uroj që fituese të jetë një vajzë…”/ Opinionistët komentojnë “Big Brother Vip 3”!
133 ditë! 5 finalistë! Bëhuni gati për të përjetuar emocionet më të forta nga një maratonë surprizash! Performanca ekskluzive dhe një garë që do të vazhdojë deri në momentet e fundit.
Egla, Heidi, Juli, Meritoni, Romeo? Kush e fiton Big Brother?
Në një edicion të Big Brother që nuk rresht së surprizuari, finalja e “BBV3” sapo ka nisur. Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj, ishin dy opinionistët që shoqëruan për mbi katër muaj me radhë banorët e Big Brother VIP me komentet e tyre të sinqerta.
Ori: Është një finale emocionuese, në këtë edicion, surpriza më e madhe ishte që ky BB na ka dhënë 5 finalistë dhe 5 fitues që i duam, na pëlqejnë, jemi dashuruar me ty, ndryshe nga herët e tjera. Mezor po pres të shkojmë më shumë.
Arbri: Unë mendoj që nga ky program këtë vit do dalin dy fitues, njëri ai që zgjedh publiku dhe fituesi tjetër je ti. Dua të të vlerësoj për mënyrën si e ke drejtuar këtë program nga fillimi deri në fund.
Ledioni: Më keni ndihmuar shumë, ma keni bërë rrugëtimin më të lehtë dhe më të kënaqëshme.
Arbri: Ky vit na dha 5 finalistë që në këndvështrimin tim të pestë kanë dhënë për lojën. Ajo që kam parë unë ndryshe, kemi pasur vajza dhe gra të forta. Uroj që fituese të jetë një vajzë.