Julian Deda, finalisti i dytë i Big Brother VIP 3: Mirënjohje të gjitha zemrave të mija…
Julian Deda është finalisti i dytë i Big Brother VIP 3.
Më se i kënaqur me lojën e bërë gjatë këtij sezoni, Juli ka falenderuar familjen dhe fansat për të gjithë mbështetjen e ofruar gjatë këtij rrugëtimi, si dhe ka shprehur mirënjohje për banorët, produksionin dhe opinionistët për debatet, opinionet dhe gjithë spektaklin madhështor të krijuar.
“Komplimentet e mija sepse keni bërë BBV më të mirë të të gjitha kohërave. Keni bërë finalen më të bukur të të gjitha kohërave, ku vetëm për të cilën javlen të vish në Big Brother. Nuk di… kam qenë i habitur se si keni bërë 3-4 emisione brenda një spektakli të madh.
I jam mirënjohës familjes time për të gjitha ato shqetësime, mungesën time prej 4 muajsh e gjysmë. I jam mirënjohës pafund të gjithë 35 banorëve të BBV, na kanë dhënë dhe i kemi dhënë energji pafund, pozitive dhe negative, janë të gjitha bashkë kur jeton. I jam mirënjohës produksionit, i jam mirënjohës Orit dhe Arbrit që nuk e thanë një fjalë të mirë për mua gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Dhe u jam mirënjohës të gjitha zemrave të mija”- tha Juli.