Përmbylli rrugëtimin në Big Brother VIP si finalist i tretë, Romeo: Një eksperiencë që do e kujtoj gjithë jetën…
Romeo Veshaj i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother VIP 3. Në përballjen me Eglën për një vend në pod përball Julit, Romeo lë garën si vendi i tretë.
Në intervistën e dhënë në studio pas largimit, aktori krahas falenderimeve është shprehur se në këtë rrugëtim ka kuptuar shumë anë të tij që nuk e dinte se ekzistonin.
Ledioni: Si ka qenë ky rrugëtim i yti në Big Brother?
Romeo: Ka qenë shumë e vështirë, ka qenë një eksperiencë që unë do e tregoj gjithë jetën. Realisht kam kuptuar shumë anë të mijat që nuk dija se ekzistonin fare. Por nuk dua të bëjë një analizë timen tani, dua thjesht të falenderojë të gjithë atë që më kanë mbështetur. Dua të bëjë tre falenderime; falenderimi i parë shkon për të Zotin lartë, faleminderit Zot. Falenderimi i dytë shkon për familjen time dhe shokët e mi. Faleminderit shumë, ju dua shumë. Shpresoj të mos u kem lodhur shumë dhe falenderimi i tretë për të cilin dua një duartrokitje shumë të madhe është për publikun e mrekullueshëm që më është gjendur jo vetëm në këtë rrugëtim por kudo.
Ledioni: Dhe unë të falenderoj shumë dhe siç e di, kush ka fat në dashuri nuk ka fat në lojë.
Romeo: Po, të faleminderit shumë.