Pse je rifutur në Big Brother VIP? Jetmiri: Po e shijoj por kam dhe kauzat e mia…
Pas disa refuzimeve që ka bërë gjatë spektaklit për të dhënë mendimin e tij lidhur me situata të caktuara, Jetmiri është pyetur mbrëmjen e sotme se pse ka pranuar që të rifutej sërish brenda shtëpisë së Vëllait të Madh.
Në artikulimin e tij, Jetmiri është shprehur se është duke e shijuar shumë këtë eksperiencë teksa ka dashur ta ribënte edhe njëherë këtë rrugëtim në një moshë dhe kënvështrim tjetër.
Ndërkohë që ai ka shtuar gjithashtu se ka disa kauza, të cilat shpesh i ka ndarë edhe me banorët që ka folur dhe e kanë dëgjuar.
“Unë e kam thënë që po ribëjë këtë eksperiencë në një moshë dhe këndvështrim tjetër. Po e shijoj këtë eksperiencë kam dhe kuazat e mia për personat me të cilët ulem, flas dhe më degjojnë. Unë zgjedh të përballem por çuditërisht nuk del përballja ime aty.’- kështu i është përgjigjur Jetmiri pyetjes së Ledion Liços.
Ndërkohë pas fjalisë së fundit nuk ka munguar edhe një reagim ironik i Arbër Hajdarit për Jetmirin.
“Të kemi inat o Jetmir edhe mikrofninin ta fikim”- u shpreh me ironi Arbër Hajdari.